
Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e ndodhur këtë të premte në burgun e Peqinit, ku mbeti i vrarë me armë zjarri i dënuari Arben Lleshi, dhe u plagos shoku i tij i qelisë Indrit Shaqja. Autor i kësaj ngjarjeje dyshohet se është Sokol Mjacaj, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015.
Pas vrasjes në burg, Mjacaj nuk ka pranuar të dorëzohet, duke kryer pengmarrje brenda IEVP, Peqin. Mirëpo, situata është normalizuar dhe Mjacaj është vetëdorëzuar me ndërhyrjen e drejtorit të burgut. Sipas burimeve, Mjacajt i janë hedhur prangat brenda në qeli. Ai ka lidhur me pranga njërën dorë dhe prangën tjetër e ka lidhur me hekurat e dritares.
Më pas Sokol Mjacaj ka hedhur revolverin me mulli që kishte në dorë. Pasi ka larguar armën kanë hyrë Policia e Burgjeve, që kanë bërë arrestimin e tij.



