Konflikt dhe të shtëna me armë zjarri në Velipojë, dy persona përfundojnë në spital

Konflikt dhe të shtëna me armë zjarri në Velipojë, dy persona përfundojnë në spital

Një konflikt mes dy personave në Velipojë ka përfunduar me dy persona të dëmtuar dhe të shtëna me armë zjarri.

 

Ngjarja është shënuar rreth orës 13:35, ku dyshohet se shtetasit A. R., dhe K. G., janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta. 

 

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar të dy të dyshuarit, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Shkodrës. 

 

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar me armë zjarri, në ajër.

 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy