U kap në flagrancë duke peshkuar me lëndë plasëse, procedohet penalisht 56-vjeçari në Himarë

U kap në flagrancë duke peshkuar me lëndë plasëse, procedohet penalisht 56-vjeçari në Himarë

Policia në Himarë ka njoftuar se ka proceduar penalisht një 56-vjeçar, që u kap në flagrancë duke peshkuar me lëndë plasëse.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë 

Vijojnë kontrollet nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të peshkimit të paligjshëm, me lëndë plasëse.     

U kap në flagrancë duke peshkuar me lëndë plasëse, procedohet penalisht 56-vjeçari.

Sekuestrohen 3 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse, me fitil zjarrpërcjellës.

Në vijim të kontrolleve që kryhen nga shërbimet e Policisë Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare, zbatimin e ligjshmërisë dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, në vendin e quajtur “Gjiri i Livadhit”, është konstatuar një shtetas duke peshkuar me lëndë plasëse. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në zonën ku ai po peshkonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur 3 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse, me fitil zjarrpërcjellës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. R., 56 vjeç, banues në Himarë.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy