
Policia e Korçës ka njoftuar për aksidentin e sotëm të ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Korçë-Pogradec, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona. Rreth orës 06:50 në afërsi të fshatit Gurishtë në Maliq, shoferi L. D., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar ai dhe pasagjeri E. S., të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës. Maliq/Informacion paraprak Më datë 02.07.2023, rreth orës 06:50, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi shtetasi L. D. dhe pasagjeri E. S., të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.



