Ekzekutoi 32-vjeçarin në Dibër, policia arreston autorin

Ekzekutoi 32-vjeçarin në Dibër, policia arreston autorin

Policia e Dibrës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së pronarit të hotelit në Dibër, Elsi Kosiqi.

Sipas policisë autori i dyshuar është Mahmut Gega banues në njësinë administrative Shupenzë.

"Pas një pune intensive nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i  autorit të dyshuar të  vrasjes,shtetasi: M.G, banues në njësinë administrative Shupenzë. Paraprakisht dyshohet se shkaku është për konflikte për motive të dobëta. Për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera dhe rrethana të ngjarjes", thuhet në njoftimin e Policisë.

Shtetasi Elsi Kosiqi u vra në oborrin e banesës kur sapo kishte parkuar automjetin dhe po futej në shtëpinë e tij. 32-vjeçari sapo ishte kthyer nga Maqedonia, ndërsa mëngjesin e ditës së sotme është gjendur i pajetë në derën e shtëpisë së tij. Kosiqi është bashkëpronar me vëllain e tij në një hotel në llixhat e Peshkopisë dhe ai njihej si person problematik në zonë.

Ngjarja u regjistruar rreth orës 01:30 të mëngjesit, ndërsa për shkak të hetimeve policia nuk bën me dije të dhëna të tjera të rrethanave të ngjarjes.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy