Prezantohej si punonjës i bashkisë apo Ministrisë së Brendshme dhe duke falsifikuar firmën e ministrit Tahiri iu premtonte njerëzve kredi me norma të buta interesi për t’iu zhvatur atyre shuma të konsiderueshme parash.
Bëhet fjalë për gazetarin dhe ish – banorin e BB2, Elton Tozaj, i cili rrezikon një dënim deri në 8 vjet burg për mashtrime ndaj disa personave dhe falsifikim dokumentesh.



