
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve janë bërë 3.566 testime kurse janë regjistruar 999 raste të reja me COVID-19.
Në Shkup – 465, Prilep- 53, Kumanovë – 52, Veles – 48, Kavadar – 43, Gostiva – 38, Negotinë – 37, Tetovë – 36, Manastir – 35, Ohër – 33, Shtip – 30, Gjevgjeli – 23, Koçanë – 16, Kriva Pallankë – 10, Kërçovë – 9, Vallandovë – 8, Strumicë dhe Radovish nga 7, Berovë, Demir Kapi dhe Bogdancë nga 6, Resnjë, Dibër, Probishtip dhe Vinicë nga 4, Strugë, Krushevë dhe Demir Hisar nga 3, Sveti Nikollë, Dellçevë dhe Makedonski Brod nga 2 raste.
Gjatë 24 orëve ka pasur edhe rritje të numrit të vdekjeve. Si pasojë e Covid-19, kanë ndërruar jetë 21 pacientë, të moshës 50 – 90 vjeçe. Bëhet fjalë për 6 pacientë nga Shkupi, 3 nga Velesi, nga 2 pacientë nga Prilepi, Ohri dhe Gjevgjelia dhe nga 1 pacient nga Kumanova, Gostivari, Strumica dhe Resnja.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në MV shkon në 117.437, numri i të shëruarve është 99.837 kurse i viktimave ka shkuar në 3.424. Për momentin shënohen 14.176 raste aktive.



