Një ngjarje e rëndë është raportuar sot pasditë në Cërrik, teksa një punëtor 55-vjeçar, mësohet se ka rënë nga betonierja. Punëtori me iniciale A.S, ka ndërruar jetë menjëherë, ndërkaq në pranga ka rënë administratori i firmës.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, në përfundim të veprimeve hetimore, arrestuan në flagrancë për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", shtetasin : A.S., 53 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik.
Në firmën e ndërtimit ku ky shtetas është administrator, ditën e djeshme shtetasi A.Q., 55 vjeç, banues në fshatin Shalës , Cërrik punëtor i kësaj firme, duke punuar është rrëzuar akisdentalisht nga shkallët e betonieres dhe ka ndëruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.



