Transportonte emigrantë të paligjshëm drejt BE-së, arrestohet “koka” e grupit

Transportonte emigrantë të paligjshëm drejt BE-së, arrestohet “koka” e grupit

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet si pjesë e grupit të goditur në tetor të vitit të shkuar, që transportonin emigrantë të paligjshëm.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit F. K., 25 vjeç, banues në Durrës.

Pas një pune hetimore 6-mujore, në kuadër të operacionit “Muzgu” të finalizuar në tetor, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 4 shtetas që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, ka rezultuar se shtetasi F. K. kishte rolin e organizatorit në veprimtarinë kriminale të transportimit të emigrantëve të paligjshëm nga Gjirokastra drejt Tiranës, me destinacion final vendet e BE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy