Prej mbrëmjes së djeshme dhe në mëngjesin e kësaj të martë, janë regjistruar reshje shiu në Gjirokastër, Delvinë dhe Sarandë.
Këto reshje kanë ndikuar pozitivisht në shuarjen e vatrave të zjarrit që përfshinin sipërfaqet me pyje dhe kullota në lartësitë e Malit të Gjerë, si dhe në disa fshatra problematike.
Ulja e temperaturave dhe reshjet e shiut kanë lehtësuar disi ndikimin e të nxehtit afrikan, që ka përfshirë jugun e Shqipërisë gjatë ditëve të fundit, kur temperaturat kanë kaluar 40°C.



