
Një konflikt në rrethin familjar ka përfunduar me një person të dëmtuar dhe një tjetër të arrestuar në Berat.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 55 vjeç, banues në fshatin Allambrez.
I ndaluari dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një send të fortë, bashkëshortin e motrës së tij.



