
Një 50-vjeçar dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesë.
Policia bën me dije se shtetasi me inicialet A.SH., është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
NJOFTIMI
Më datë 29.06.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore shtetasi A. Sh., 50 vjeç.
Sipas verifikimeve paraprake dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



