
Një vdekje tragjike është regjistruar paraditen e kësaj të mërkure në qytetin bregdetar të Durrësit ku një vajzë e re ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në lagjen nr. 13, Durrës, ku dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga kati i katërt i pallatit ku banonte, shtetasja D. M., 21 vjeçe e cila si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.



