
Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me 6 vite burg biznesmenin Kristaq Kotro, i akuzuar për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”. Kotro prej tre vitesh është në kërkim policor, ndërsa vendimi për dënimin e tij me burg është dhënë ditën e some.
Kristaq Kotro u shpall fajtor, pasi rezultoi se ka mashtruar një qytetar duke i marrë një shumë prej 150 milionë lekë të vjetra, të cilën synonte t’i investonte në fabrikën e përpunimit të vajit të Palmës në Gjirokastër.
Por për shkak se Kotro, nuk ka kthyer sasinë e eurove të marra, qytetari i është drejtuar me një kallëzim penal, policisë dhe prokurorisë së Gjirokastrës.



