Në kërkim kombëtar për trafikim droge, arrestohet 31-vjeçari në Vlorë

Në kërkim kombëtar për trafikim droge, arrestohet 31-vjeçari në Vlorë

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Poicisë së Vlorës pasi ishte në kërkim kombëtar, i dënuar për trafik narkotikësh.

Në pranga ka rënë N. A., 31 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 11 muaj e 21 ditë burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. M., 39 vjeç, banues në fshatin Lepenic, Vlorë, për veprën penale “Përkrahja e autori të krimit”, pasi u kap në aksin rrugor Kaninë-Peshkëpi duke transportuar me automjet shtetasin N. A.

Njoftimi i policisë:

Policia e Vlorës ka arrestuar një 31-vjeçar në kërkim kombëtar, i dënuar për trafik narkotikësh.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, në bashkëpunim me Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim N. A., 31 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 11 muaj e 21 ditë burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. M., 39 vjeç, banues në fshatin Lepenic, Vlorë, për veprën penale “Përkrahja e autori të krimit”, pasi u kap në aksin rrugor Kaninë-Peshkëpi duke transportuar me automjet shtetasin N. A.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy