Goditja e grupeve kriminale në Vlorë/ Softa: Dyshime për dekonspirim, policia në shërbim të krimit (VIDEO)

Goditja e grupeve kriminale në Vlorë/ Softa: Dyshime për dekonspirim, policia në shërbim të krimit (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, flet për dekonspirim lidhur me aksionin e djeshëm të Byrosë Kombëtare të Hetimit në Vlorë, ku u goditën dy grupe kriminale të përfshirë në vrasje dhe ne trafikun ndërkombëtar të drogës, teksa emrat kryesorë janë ende në kërkim.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se policia është vënë në shërbim të krimit, i cili ka depërtuar në radhët e uniformave blu.

 

Si një operacion i rëndësishëm i drejtuar nga DEA amerikane, por dhe partnerë ndërkombëtare, përfshirë dhe BKH dhe struktura të Policisë së Shtetit, falë zbërthimit të Sky ECC, dyshimet janë për një dekonspirim. 

Dekonspirim do të thotë që brenda këtij grupi kishim dhe persona që ishin pjesë e strukturës së policisë, oficerë. Njëri ishte në policinë e Kukësit, por për kohën ku hetohej ka qenë në policinë e Vlorës, në sektorin e hetimeve, në Lushnjë dhe komisariatin nr.1 Tiranë. Dyshohet se ndërhyrja e tij ka qenë dhe në sistemin TIMS dhe në porositës. Mund të ketë dekonspirim. 

 

Ndërsa për arrestimin e dy efektivëve të policisë, Flodian Plaku dhe Hamëz Demushin, Softa foli për persona që përdornin uniformën në shërbim të grupeve kriminale.

 

Në vetëdeklarim asnjë punonjës policie nuk deklaroi se ka përdorur Sky ECC. Por hetimet kanë zbuluar pjesëmarrjen e punonjësve të policisë, madje dhe në strukturat e larta të Policisë së Shtetit, të Sky ECC. Këtu kemi të bëjmë me persona të përfshirë që nuk kanë kryer thjesht shpërdorim detyre, por janë pjesëmarrës në grupet kriminale. 

 

Persona që përdorin uniformën dhe infrastrukturën e policisë, për të ndihmuar grupet e strukturuara kriminale. Të shpallurit në kërkim Ines Harjullah dhe Ervis Matodashaj, janë persona të dyshuar për vrasje, janë marrë me aktivitet të theksuar të trafikimit të lëndëve narkotike. Janë rastet e ngarkesave nga Amerika Latine drejt Europës, në rastet e 750 kilogramë kokainë. Në Patra të Greqisë 14 kg kokainë që shkonte drejt Holandës, apo 500 kilogramë kanabis nga Maqedonia drejt Greqisë. 

 

Janë disa episode që tregojnë se janë grupe të strukturuara dhe kanë financa të konsiderueshme, lëvizin vlera të konsiderueshme të lëndëve narkotike. Grupet e mafies shqiptare kanë lidhje me grupet ndërkombëtare. Drejtimi i Policisë së Shtetit, sektorit informativ, kontrollit të territorit, të gjitha janë pjesë që emërohen nga politika. Askush nuk funksionon pa mbështetje të politikës. Fakti që ka dyshime të vazhdueshme dhe përfshirjen në fushata politike, është tregues. Asgjë nuk vjen pa mbështetje politike dhe nëse shteti nuk ka depërtuar në këto struktura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy