Himarë, gjendet e pajetë në banesë nga fqinjët nëna e peshëngritësit

Himarë, gjendet e pajetë në banesë nga fqinjët nëna e peshëngritësit

Nëna e peshëngritësit Piro Dhima, kampion i disa Lojërave Olimpike, është gjendur e vdekur në banesën e saj në Himarë.

Lefteri Dhima jetonte e vetmuar dhe kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë gjetur trupin e saj, pasi u futën në banesën e saj, të shqetësuar sepse nuk e kishin parë për disa ditë.

Sipas të dhënave të para në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Më datë 30.09.2021,  në Himarë, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja L. Dh.,  75 vjeçe, dyshohet vdekje natyrale, si pasojë e arrestit kardiak.

Lidhur me ngjarjen, materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy