Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë/ Arrestohet 42-vjeçari në Rinas

Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë/ Arrestohet 42-vjeçari në Rinas

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasi kanë njoftuar sot evidentimin e një tentative për të kontrabanduar mallra në vend, me ç’rast janë sekuestruar sende me vlerë, aksesorë floriri, si dhe 14 ora dore, të markave të shtrenjta.

Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë dhe me autoritetet doganore të PKK Rinas, kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin K. H.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, aksesorë floriri (varëse, byzylykë, unazë dhe vathë) dhe 14 ora dore, të markave të shtrenjta, të dyshuara të kontrabanduara, pasi 42-vjeçari nuk dispononte faturë të blerjes së këtyre sendeve.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy