Roland Kryemadhi, babai i tre vajzave në Kamzë është dënuar me tre vite burg pasi nuk i lejonte ato të shkojnë në shkollë.
Sakaq edhe e shoqja e tij, është dënuar me 24 muaj burg me kusht.
Kryemadhi akuzohej për dhunë në familje pasi pengonte fëmijët të shkonin në shkollë me pretendimin se ata i shkollonte Allahu.
Kujtojmë se Roland Kryemadhi u arrestua pak muaj më parë, në një aksion policor në Kamëz, ku morën pjesë edhe forcat RENEA, pasi 37-vjeçari doli me armë në tarracë dhe u përplas me efektivët e Policisë pasi nuk lejonte vajzat e tij të mitura që të shkonin në shkollë.



