Zhabina: Tre ministra kanë çështje në SPAK. Ndaj Maznikut janë kryer veprime hetimore

Zhabina: Tre ministra kanë çështje në SPAK. Ndaj Maznikut janë kryer veprime hetimore

Gazetari Xhevahir Zhabina tha në MCN Live se ka dijeni që të paktën tre ministra kanë çështje në SPAK. Zhabina tha se janë kryer veprime hetimore edhe për Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku. 

Unë di 3 ministra që kanë çështje në SPAK. Në Toyota Yaris flasin dy persona për një të tretë, që është Taulant Balla, me aq sa dimë ne se SPAK mund të ketë avancuar në këtë çështje. Edhe ndaj z.Mazniku ka pasur veprime hetimore, por jo të regjistruar në emër të tij. Një nga ato ka qenë edhe rruga, ku Belind Këlliçi bëri një kallëzim për këtë rrugë. Ajo çështje ka kaluar në Prokurorinë e Tiranës. Ka edhe një çështje tjetër, ku në një restorant që zotërohet nga bashkëshortja e tij, ka marrë disa pagesa nga Bashkia e Tiranës. Ne mund të bëjmë deduksion se kush janë ministrat, por në fund fare do të jetë SPAK që do të vendosë. SPAK në këtë fazë ku ndodhet ka nevojë edhe për një lloj PR, sepse nga diskutimet publike dhe mediatike, ka një lloj ngërçi kur vjen puna te korrupsioni aktual, i 10 viteve të fundit. Sepse kryesisht të pandehurit janë ish-zyrtarë”.

Duke folur mbi inceneratorin e Tiranës, Zhabina tha:

Patatja e nxehtë është te zbatimi i kontratës dhe aty ka ngecur hetimi. Jemi në vitin e 5 të çështjes dhe prokurori ende s’na ka thënë nëse firma e Veliajt është në kundërshtim me ligjin apo jo. KLSH ka thënë që qeveria s’i kishte paratë, sa kohë i duhet prokurorit që të thotë ishin paratë apo jo?!

Zhabina tha se SPAK po kryen hetime në Elbasan dhe Durrës lidhur me krimet zgjedhore. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy