Kërcënoi me armë familjarët, arrestohet 45-vjeçari në Elbasan

Kërcënoi me armë familjarët, arrestohet 45-vjeçari në Elbasan

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në Policinë e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Nga verifikimet në terren, nuk janë gjetur gëzhoja arme, ndërsa nuk është raportuar asnjë person i lënduar.

Ndërkohë, nga burimet e policisë dyshohet se të shtënat me armë kanë ardhur si pasojë e një konflikti në familje, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

Shtetasi Arjan Ruvina, pas një debate me familjarët e tij ka qëlluar më armë zjarri në ajër. Fatmirësisht, mbërritja në kohë e punonjësve të policisë ka bërë të mundur edhe shmangien e një tragjedie në familje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy