Policia: Në afro 2 vjet vdiqën 30 fëmijë në aksidente (VIDEO)

Policia: Në afro 2 vjet vdiqën 30 fëmijë në aksidente (VIDEO)

Nga janari i vitit 2016 e deri në 31 gusht të këtij viti kanë humbur jetën 30 fëmijë në aksidentet rrugore. Këto janë shifrat që publikoi policia rrugore, e cila thotë se përgjatë kësaj periudhe 366 fëmijë janë përfshirë në aksidente, ku 64 kanë mbetur të plagosur rëndë.

Në operacionin “Tispol” që ka nisur nga fillimi i sezonit shkollor, Policia Rrugore ka kontrolluar thuajse 20 mijë shoferë që transportojnë fëmijët. Prej tyre janë ndëshkuar 2170 drejtues mjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit, ndërsa janë pezulluar 36 patenta.

Ky operacion synon ndërgjegjësimin dhe edukimin e drejtuesve të mjeteve për të rritur shkallën e përdorimit të rripit të sigurimit dhe të sediljeve të posaçme për transportin e fëmijëve . Policia thotë se transporti i sigurt i fëmijëve është një nga prioritetet në të gjithë vendet e BE-së dhe një nga prioritetet edhe të Policisë Rrugore në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy