Kultivonin drogë në banesë dhe e shpërndanin në qytet, në pranga 2 të rinjtë në Korçë

Kultivonin drogë në banesë dhe e shpërndanin në qytet, në pranga 2 të rinjtë në Korçë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe armëmbajtjes pa leje. Në pranga kanë rënë Minella Pleqi 22 vjeç dhe Gjergji Renja 32 vjeç, të dy banues në Korçë. Pas hetimit 5 mujor nga ana e policisë, u zbulua se këta dy të arrestuar merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike si dhe zotëronin armë zjarri dhe municion pa leje. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e mësipërm në lagjen nr. 10, Korçë, ku gjatë kontrollit fizik të shtetasit Minella Pleqi, dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Rang Rover” në përdorim të shtetasit Gjergji Renja, u gjetën disa doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis. Në vijim të veprimeve të mëtejshme procedurale gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga këta dy shtetas, policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip pistoletë; 2 krehra të armës së zjarrit; një sasi municioni luftarak; fidanë të kultivuar në gota plastike; 2 llamba neon led; 363.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; një sasi kanabisi e ndarë në doza, 1 peshore elektronike me mbetje të lëndës narkotike kokainë dhe një sasi lekësh që dyshohet se ishte siguruar nga kjo veprimtari. Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy