Masakroi gruan me thikë, shqiptari para gjykatës në Greqi: Mu turbullua mendja!

Masakroi gruan me thikë, shqiptari para gjykatës në Greqi: Mu turbullua mendja!

Florand Shehu, 40-vjeçari shqiptar që masakroi bashkëshorten e tij në zonën e njohur “Daphe” të Greqisë, doli këtë të shtunë para gjykatës për t’u njohur me masën e tij të sigurisë. Ndaj tij, u caktua masa e qëndrimit në burg, deri në momentin e marrjes së një dënimi për aktin e rëndë që kreu. Florand Shehu është shfaqur kokë ulur para gjykatës të Athinës, ndërsa mësohet se para trupës gjykuese ai ka qëndruar i heshtur.

Momentin kur ai u vetëdorëzua në polici, ka rrëfyer se gjithçka ka ndodhur për xhelozi. “Isha xheloz për të… Mendoj se ajo po më tradhtonte. Mu turbullua mendja dhe e vrava. Ishte çështje nderi”, është shprehur shqiptari teksa është marrë në pyetje nga policia greke. Oficerët e policisë që shkuan në shtëpi pas vetëdorzimit të autorit të ngjarjes e gjetën viktimën të mbuluar nga gjaku.

Autori dyshohet se ka ushtruar kontroll të vazhdueshëm mbi viktimën pavarësisht faktit se para të tjerëve ai dukej bashkëshort i përkushtuar. Sipas dëshmisë së fqinjëve, çifti kishte zënka të shpeshta, dhe situata dukej se po përkeqësohej çdo ditë, pasi policia u informua më 11 Korrik kur ngriti një padi mbi autorin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy