
Greva disa orëshe e doganiereve greke te Kakavijës e paralajmëruar një dite me pare, është reflektuar mëngjesin e sotëm edhe në pjesën shqiptare.
Korrespondentja e MCN nga Gjirokastra, bën të ditur se sot nuk ka lëvizur asnjë mjet transportues udhëtaresh apo mallrash veçse një rast emergjent.
Autoritetet shqiptare janë në pritje të sinjalit nga homologet grekë për të rifilluar punën ndërkohë që pretendohet se normalizimi dhe qarkullimi i mjeteve do të nisë rreth orës 15:00.
Ndërkaq ka patur dhe raste të udhëtarëve që nuk e kanë ditur për grevën të cilët kanë folur të indinjuar lidhur me këtë bllokim.
Sindikata e përgjithshme në Greqi paralajmëroi grevë disa orëshe, pjesë e të cilës ka qenë dhe administrata doganore e Kakavijës me e madhja nyje kufitare tokësore mes Greqisë dhe Shqipërisë.



