Makina përplaset me kamionin në aksin Lezhë- Milot, një i vdekur dhe tre të plagosur

Makina përplaset me kamionin në aksin Lezhë- Milot, një i vdekur dhe tre të plagosur

Aksident me pasojë një person të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, ku janë përplasur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Zija Cuifaj, rreth 70 vjeç, me kamionin me drejtues shtetasin K. J.

Nga përplasja janë dëmtuar shtetasi Zija Cufaj dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ai.

Njëri nga pasagjerët, shtetasi Isa Docaj, 80 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital, ndërsa 3 të dëmtuarit e tjerë janë në kujdesin e mjekëve.

Grupi i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy