35-vjeçari vetëvaret në burgun e Reçit

35-vjeçari vetëvaret në burgun e Reçit

Sandër Deda, një 35-vjeçar i burgosur në burgun e Reçit, ka humbur jetën duke u vetëvarur në qelinë e tij.

Sipas korrespondentes së MCN nga Shkodra, punonjësit e burgut e kanë vënë re menjëherë ngjarjen dhe kanë transportuar 35-vjeçarin për në spitalin e Shkodrës.

Megjithatë, ai ka ndërruar jetë gjatë kohës që ishte në urgjencë.

Sipas ekipit mjekësor të burgut, Sandër Deda ka pasur histori të problemeve të çrregullimeve mendore dhe është trajtuar për këtë arsye.

Ende nuk janë dhënë detaje të tjera rreth shkakut të saktë të vetëvrasjes, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy