Vrasja në Durrës/ Gjendet e djegur në Gërdec makina e autorëve, brenda saj edhe një armë zjarri

Vrasja në Durrës/ Gjendet e djegur në Gërdec makina e autorëve, brenda saj edhe një armë zjarri

Pas ekzekutimit të 29-vjeçarit E. D., ngjarje e ndodhur në orët e para të 20 majit në lagjen nr. 18 të Durrësit, policia ka bërë një tjetër zbulim të rëndësishëm në vijim të hetimeve.

Shërbimet e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me ato të Tiranës, kanë lokalizuar dhe gjetur një automjet të djegur në fshatin Gërdec, i dyshuar se është përdorur nga autorët e krimit.

Automjeti i gjetur është i markës ‘Seat’, dhe pavarësisht se është shkrumbuar pothuajse plotësisht, në sediljen e pasme të tij është zbuluar një armë zjarri tip kallashnikov.

“Në vijim të kontrolleve dhe veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur më 20.05.2025, shërbimet e Policisë kanë identifikuar mjetin e djegur në Gërdec dhe armën që dyshohet se është përdorur në vrasje”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për të siguruar çdo provë materiale dhe biologjike që mund të ndihmojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje kriminale.

Ngjarja mbetet ende e pazbardhur në tërësi, ndërsa hetimet janë në fazë aktive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy