Sekuestrohen 100 kuti me fishekzjarrë dhe kapsolla në Fier, 3 persona nën hetim

Sekuestrohen 100 kuti me fishekzjarrë dhe kapsolla në Fier, 3 persona nën hetim

Sekuestrohen rreth 100 kuti me fishekzjarrë dhe kapsolla në Fier si dhe procedohen penalisht tre pronarët e dyqaneve ku tregtoheshin ilegalisht lëndët piroteknike.

Si rezultat i patrullimeve dhe kontrolleve në dyqane dhe ambiente të tjera, gjatë gjithë periudhës festive, që kryhen në zbatim të planit kombëtar të masave, kundër përdorimit dhe/ose tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, të DVP Fier, konstatuan dhe goditën 3 raste të tjera të kësaj paligjshmërie.

Drupal Ad

Konkretisht, në kuadër të operacionit “Fireworks”, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. L., D. S., 42 vjeç dhe M. S., 33 vjeç, të tre banues në Fier, pasi në dyqanet e tyre, në lagjet “Sheq i Vogël” dhe “1 Maji”, u gjetën rreth 100 kuti me fishekzjarrë dhe kapsolla që shiteshin në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy