
Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje të rasteve te infektimit me koronavirus, gjithsejtë 999 raste të reja.
Numri më i lartë i të infektuarve është në Shkup me 325, i ndjekur nga Tetova me 184, Gostivari 132 dhe Kumanova 79.
Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 14 persona, duke shënuar kështu numrin më të madh të të vdekurve përgjatë këtyre javëve. Pacientët që kanë humbur betejën me Covid janë 5 nga Shkupi, 5 nga Tetova, 2 Gostivari dhe nga 1 Kumanova dhe Kërçova.
Ndërkohë sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë, janë shëruar 1874 pacientë.



