Humb kontrollin e mjetit lundrues, 37- vjeçari zhduket në ujërat e liqenit të Ulzës

Humb kontrollin e mjetit lundrues, 37- vjeçari zhduket në ujërat e liqenit të Ulzës

Rreth orës 18:20, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Mat është njoftuar për një ngjarje në liqenin e Ulzës, ku dyshohet se shtetasi A. Z., 37 vjeç, banues në Laç, ka humbur jetën.

 

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 37-vjeçari, teksa drejtonte një mjet lundrues, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në ujë. Më pas, në tentativë për të rimarrë mjetin, dyshohet se është mbytur.

 

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur polumbarët e RENEA-s për kërkimin e trupit të 37-vjeçarit. 

 

Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, së bashku me grupin hetimor, po kryejnë veprimet në terren për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy