
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar përfundimin e mandatit të anëtarit Gent Ibrahimi, njëkohësisht kryetar i Këshillit dhe zëvendësimin e tij me anëtaren e re Mirela Bogdani.
Në votimin në Kuvend, për Mirela Bogdanin ishin 81 pro tre kundër dhe një abstenim, sërish më shumë se 77-tëshja e maxhorancës.
Ndërsa mësohet se për postin e kryetarit të KLP-së janë disa kandidatë brenda këtij institucioni, zgjedhja e së cilit do të bëhet me short.



