Konflikt për pronat në Shkodër/ Dy vëllezërit kanosin dhe qëllojnë me armë në shtëpinë e 60-vjeçarit

Konflikt për pronat në Shkodër/ Dy vëllezërit kanosin dhe qëllojnë me armë në shtëpinë e 60-vjeçarit

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi dyshohen se kanë kanosur një 60-vjeçar pas një konflikti për motive pronësie. Gjithashtu, shtetasit P. A., 54 vjeç dhe N. A., 46 vjeç qëlluan me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së shtetasit N. U.

Më datë 26.01.2022, rreth orës 19:05, në fshatin Kasnec, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, shtetasit P. A., 54 vjeç dhe N. A., 46 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Dukagjin i Ri Krujë, për motive pronësie kanë kanosur shtetasin N. U., 60 vjeç, banues në fshatin Kasnec Shkodër, dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar mënjëherë ë vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy