Kati i pestë i një pallati është përfshirë nga flakët gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në orën 02 e 52 minuta në lagjen ‘Kastriot’ në Fier.
Shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje ku dhe u konstatua se zjarri ishte në dhomën e gjumit.
Në fillim u veprua me fikse dore me pluhur, pastaj u veprua me ujë për fikjen e plotë të zjarrit.
Banesa ishte në pronësi të z. Osman Osmani, por aktualisht aty banonte një familje tjetër me qera.
Pas ndërhyrjes së shpejtë nga ana e shërbimit zjarrfikëse, fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.



