Lala: Kokaina domen i të pasurve, alarmante të rinjtë që përdorin hashashin

Lala: Kokaina domen i të pasurve, alarmante të rinjtë që përdorin hashashin

Nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV, gazetarja Klodiana Llaal deklaroi se kokainën në Shqipëri e përdorin ata persona që kanë para sepse siç ajo e konsideroi atë është një domen i të pasurve sepse kushton.

Ajo tha më tej se alarmante është fakti i hashashit dhe drogërave sintetike që po përdoren në masë nga të rinjtë, një moshë gjithnjë e në ulje.

Kokainën në Shqipëri e përdorin disa persona që kanë mundësi parash për të shpenzuar. Sot që flasim konsumatorët janë të hashashit dhe drogërave sintetike dhe kjo duhet të na alarmojë sepse janë të rinjtë e të rejat që po e përdorin. Është ulur ndjeshëm mosha e përdoruesve, por nuk e mendoj se jemi të dytët në renditjen e përdoruesve. Ka të rinj që e përdorin, çështja është se kokaina në Shqipëri është domen i të pasurve, është drogë që kushton.

Ndërsa sa i përket kanabizimit të vendit kjo u kuptua në momentin kur pati sulme ndaj zyrtarëve të policë.

Vitin e fundit ka ndodhur që kultivuesit po ndiqnin dy linja të ndryshme, po punonin fort me bimë që rritet shpejt edhe pse nuk është e cilësisë më të mirë dhe e dyta shtëpitë e barit të cilat janë të përhapura në vende të ndryshme të Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy