
Një i ri është gjetur i vdekur pranë një kabine elektrike në lagjen 14 në Durrës.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se 24-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen nr.14, Durrës, në afërsi të një kabine elektrike është gjetur pa shenja jete, shtetasi A. D., 24 vjeç, banues në lagjen nr.14, Durrës.
Dyshohet se ai ka humbur jetën për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.



