Transportonin pesë thasë me drogë në dy automjete, shpallen në kërkim tre persona në Mirditë

Transportonin pesë thasë me drogë në dy automjete, shpallen në kërkim tre persona në Mirditë

Policia e Mirditës ka shpallur në kërkim tre shtetas, të dyshuar për transport të lëndëve narkotike. 

Bëhet fjalë për Dashamir Rexhepin, Durim Rexhepin dhe Mark Shytin, të cilët dyshohet se po transportonin pesë thasë me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, me peshë totale prej 38.8 kilogramësh, duke përdorur dy automjete.

Operacioni policor i koduar “Green Harvest” u organizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

Sipas burimeve zyrtare, mbrëmjen e djeshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të mundshëm të trafikimit të drogës, policia ndërhyri në aksin rrugor “Shpal - Blinisht”. 

Gjatë operacionit, shërbimet policore iu bënë shenjë për ndalim tre shtetasve të dyshuar, që ndodheshin në dy automjete. Megjithatë, këta të fundit nuk iu bindën urdhrit të policisë dhe u larguan, duke lënë pas mjetet dhe lëndën narkotike.

automjetet dhe duke përfituar nga errësira dhe nga terreni malor, kanë mundur të largohen. 

Gjatë kontrollit në 2 automjetet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 5 thasë më lëndë të dyshuar nakotike Cannabis Staiva, me peshë totale 38.8 kilogramë. 

Në vijim të veprimeve procedurale, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit D. R., 40 vjeç, D. R., 35 vjeç, banues në Krujë (vëllezër) dhe M. Sh., 27 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë. 

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas siguronin lëndë narkotike, me qëllim ndarjen dhe shitjen në sasi të vogla në qytet. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy