
Një aksident me dy të plagosur është shënuar mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Rreth orës 13:20, në bulevardin “Ismail Qemali”, A. Ç., 19 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka aksidentuar shtetasen I. J., 17 vjeçe, e cila është transportuar në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Në spital është dërguar edhe drejtuesi i motomjetit, për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



