
Një person i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme me armë zjarri, në banesën e tij.
Policia njofton se rreth orës 17:35, në fshatin Vërdovë, Pogradec, në bodrumin e banesës dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri tip automatik, shtetasi Nevruz Aafezi, rreth 65 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.



