Shqiptari në Itali: Jam i ISISI-it, do ta bëj Papën mysliman (VIDEO)

Shqiptari në Itali: Jam i ISISI-it, do ta bëj Papën mysliman (VIDEO)

Italia dënoi një shqiptar 22 vjeç, pasi kishte shfaqur shenja serioze kërcënimi. Përpos të tjerave ai pretendonte se do ta kthente Papën në mysliman. Karabinierët e kishin arrestuar atë në shtator të vitit 2016 për dhunës dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik. Ai deklaronte se ishte ushtar i ISIS-it, ndërsa çrregullimet e personalitetit ishin bërë të dukshme kur 22-vjeçari me origjinë shqiptare ishte dërguar në burgun e Riçiones, në qytetin ku ai banonte.

Para gjyqtarit ai kishte pretenduar se i përkiste Isis-it. Ai u përjashtua nga Italia këtë të dielë për arsye të sigurisë shtetërore. Në shkurt të këtij viti ai ishte larguar nga shtëpia dhe ishte gjetur para shenjtërores “Madonna dei Bagni”, duke tentuar t'i bindë besimtarët që të mos hynin në kishë, por të konvertoheshin në Islam.

Në atë kohë, karabinierët thanë se ai kishte lënë shtëpinë e prindërve të tij dhe donte të shkonte në Romë, për të folur me Papa Françeskun, të cilin do ta kishte bindur me mirësinë e fesë së tij dhe do arrinte ta konvertonte në mysliman.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy