Vodhi në të njëjtën ditë që u lirua nga amnistia, gjykata e rikthen sërish në qeli

Vodhi në të njëjtën ditë që u lirua nga amnistia, gjykata e rikthen sërish në qeli

Ka zgjatur vetëm pak orë liria e përfituar nga amnistia për Adrian Isufin, i cili u vu në prangat e policisë pasi vodhi në të njëjtën ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut.

Ditën e sotme Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë për të duke caktuar “arrest me burg”, çka bën që Isufi të rikthehet sërish në qeli.

Adrian Isufi ishte i dënuar për vjedhje automjetesh edhe më herët dhe ka qenë po një automjet i parkuar në një lagje të Korçës që Isufi ka vjedhur pasi ka lënë qelitë e burgut të Drenovës. Isufi u arrestua pak orë më vonë pasi kreu vjedhjen e automjetit në një nga fugonat e linjës Korçë-Tiranë, i cili kërkonte të arratisej drejt kryeqytetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy