Do të shisnin 4000 fara kanabisi për 16 mijë euro, arrestohen dy poseduesit në Shkodër

Do të shisnin 4000 fara kanabisi për 16 mijë euro, arrestohen dy poseduesit në Shkodër

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi gjatë kontrollit u janë gjetur fara kanabisi dhe dosa të lëndës narkotike. Arrestimi i tyre është bërë si pasojë e finalizimit të operacionit të koduar “Gruda”. Gjatë operacionit, policia njoftoi se janë sekuestruar rreth 4000 fara kanabis sativa dhe 140 doza me lëndë narkotike kanabis sativa.

“Nga strukturat e Seksionit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirë organizuar, u bë i mundur finalizimi i operacionit “Gruda”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit J. M., 43 vjeç dhe K. K. , 25 vjeç, të dy banues në fshatin Grude e Re, Shkodër”, njoftoi policia.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, në ambientet e një lokali në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese me fara të bimës kanabis sativa dhe një qese me lëndë narkotike kanabis sativa.

Në vijim të veprimeve është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. K., ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese me lëndë kanabis sativa dhe një sasi farash të bimës kanabis sativa. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar në total rreth 4000 fara kanabis sativa dhe 140 doza lëndë narkotike kanabis sativa.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet lidhjeve të tyre jashtë vendit, kishin siguruar 4000 fara të bimës narkotike kanabis sativa, të cilat do t’i shisnin kundrejt pagesës 16.000 euro. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy