
Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Korçë-Voskopojë. Një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur katër maturantë.
Si pasojë e shpejtësisë së lartë mjeti ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nga të dhënat e para mësohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë për dokumentimin e plotë të aksidentit.



