Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi në Gocaj. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, një automjet tip “Benz”, ka përplasur një motoçikletë.
Si pasojë është plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr kujdes mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



