Dy gra po i kalonin në doganë/ Sekuestrohen 42 mijë paund në Rinas

 Dy gra po i kalonin në doganë/ Sekuestrohen 42 mijë paund në Rinas

Sekuestrohen rreth 42 mijë paund cash, të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar kundrejt pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe kostatuan se shtetaset me inicialet E.K 20 vjeçe dhe L.S 46 vjeçe kishin të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 10.000 paund dhe 31.850 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.

“Policia Kufitare e Rinasit ne bashkepunim me punonjesit e Drejtorise se Antitrafikut ne Drejtorine e Pergjithshme te Doganave ne hyrje te RSH, kane konstatuar ne çanten e shtetas L.S, 46 vjeçe, banuese ne Berat,31850 paund. Po nga Policia Kufitare ne bashkepunim me autoritete doganore kane evidentuar ne canten e shtetases E.K,20 vjece, banuese ne Durres 10000 paund. Te dyja keto shtetase jane proceduar penalisht per mosdeklarim te te hollave apo sendeve me vlere ne kufi”, thuhet në njoftim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy