Emrat/ Sekuestrohet mbi 1 kg kokainë në Tiranë, arrestohen 5 të rinj

Emrat/ Sekuestrohet mbi 1 kg kokainë në Tiranë, arrestohen 5 të rinj

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Moncler”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, është bërë i mundur ndalimi i Ledjo Gashit, 26 vjeç, Ergi Saliut, 29 vjeç, Brajan Lalës 24 vjeç, Erges Nexhipit 34 vjeç dhe Mario Demës 32 vjeç. Sipas policisë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në afërsi të fshatit Marikaj, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e lartpërmendur, dhe gjatë kontrollit të njërit prej automjeteve të tyre, u gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë rreth 1 kg e 100 gram. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në Durrës, dhe më pas e shisnin atë kryesisht në lokale të natës, në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 1 kg e 100 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, 9 aparate celulare, 710 euro si dhe 149 000 lekë. Ndërkohë materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy