
Dy farmacistë janë nën akuzë për mashtrim nëpërmjet subvencionit të ilaçeve.
Prokuroria ka lëshuar dy urdhër-arreste në ngarkim të Petrit Nezir Skura, 71 vjeç dhe Gazmend Pajtim Aliaj, 43 vjeç, të dy të akuzuar për “mashtrim kompjuterik” dhe “mashtrim në subvencione”.
Hetimi ndaj tyre ka nisur në qershor të vitit të kaluar.
Ngjarja ka të bëjë me dyshimin e krijuar se farmacitë, me vlerën e rimbursimit më të madh për vitet e fundit, siç janë “Bioplus”, “Medigreen” dhe “Geni & Lori”, nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar fonde dhe subvencione nga shteti, duke përfituar nga fakti se kanë kontratë me FSDKSH-në, për rimbursimin e ilaçeve që ata shesin.
Akuza ka kërkuar ndalimin e dy shtetasve të mësipërm, pasi konsideron se ekziston rreziku i largimit për t’i shpëtuar gjykimit.



