Emrat /Makinën plot me drogë, prangosen 4 persona në Korçë

Emrat /Makinën plot me drogë, prangosen 4 persona në Korçë

Katër persona janë arrestuar në kuadër të vijimit të operacionit anti-drogë ‘Restart’ në Korçë, ndërsa janë sekuestruar 72 kilogramë kanabis. Në pranga kanë rënë, vëllezërit Klaudio Sino, 35-vjeç, dhe Bardhi Sino, 38 vjeç, Blerim Karameta, 26 vjeç, banues në Miras Devoll, dhe Igli Cangëtari, 30 vjeç, banues në Çetë, Devoll.

Policia në bazë të informacioneve, se 4 të arrestuarit do të transportonin një sasi droge, ndaluan dhe kontrolluan mjetin tip "Mercedes-Benz", në afërsi të hyrjes së fshatit Miras, Devoll, me drejtues shtetasin Klaudio Sinën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 65 pako, me peshë totale 69 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 35-vjeçarit, iu gjetën e sekuestruan edhe 3 kg të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një sasi municioni luftarak. Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezultoi se bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal, janë edhe shtetasit Bardhi Sino, Blerim Karameta, dhe Igli Cangëtari.

Kjo është faza e gjashtë e operacionit policor të koduar "Restart", startuar pesë muaj më parë. Sakaq ka shkuar në 16 numri i të ndaluarve si dhe është sekuestruar 445, 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis, në kuadër të këtij operacioni për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy