Operacion antikanabis në Krujë/ Zbulohen 100 parcela, asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis

Operacion antikanabis në Krujë/ Zbulohen 100 parcela, asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis

Një operacion kundër kultivimit të lëndëve narkotike është zhvilluar në zonën e Krujës, ku policia ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 5 mijë rrënjë kanabis të kultivuara në afro 100 parcela të ndryshme.

 

Sipas njoftimit zyrtar, aksioni i përbashkët i Policisë së Tiranës dhe Krujës është përqendruar kryesisht në zonat malore të Krujës, ku bimët narkotike janë gjetur të mbjella në parcela që përmbanin nga 50 deri në 100 rrënjë secila.

 

Deri në këtë fazë të operacionit nuk është arrestuar asnjë person, por uniformat blu bëjnë me dije se janë identifikuar disa persona që dyshohet se posedonin dhe administronin parcelat me kanabis. Ata janë shpallur në kërkim.

 

Në operacion janë angazhuar 15 grupe efektivësh policie, ndërsa kontrollet në terren dhe aksioni për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

 

Policia thekson se puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm vazhdon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy