
Gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë janë shënuar tre raste të dhunës në familje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. R., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit A. N., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Poashtu Policia e Tiranës ka arrestuar 47-vjeçarin me iniciale E. M., si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasen F. M., 45 vjeçe, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj nënës së tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë arrestuar shtetasin V. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme dyshohet se ka përndjekur një shtetase.



